Kundër projektit për “Zvërnecin”/ Babai i Martin Canit i bashkohet protestës në bulevard

Kundër projektit për “Zvërnecin”/ Babai i Martin Canit i bashkohet protestës në bulevard

Mes mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është edhe Engjëll Cani, babai i të ndjerit Martin Cani.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, të pajisur me flamuj dhe pankarta, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë.

Tubimi i sotëm është pjesë e serisë së protestave të organizuara kundër projektit në Zvërnec, për të cilin qytetarët dhe aktivistët kërkojnë rishikim dhe transparencë nga autoritetet.

Etiketa:
  • protesta