Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka ngritur alarmin një ditë më parë për një nismë të re të Partisë Socialiste që synon kufizimin e pranisë së mediave në ambientet e Kuvendit.
Kjo ka ngjallur reagime të forta nga opozita, mes tyre edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai e quajti këtë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe shprehu solidaritet me gazetarët.
Sipas Blushit, Kuvendi po shndërrohet në një hapësirë ku shtypet demokracia dhe liria e shprehjes.
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi: Parlamenti dëshmoi se është landfilli më i madh antikushtetues. Shqiptarët sot u thirrën të dëgjojnë Linda Ramën, sepse AKSHI është kthyer në kopshtin personal të familjes Rama. Dua të denoncoj tentativën për të penguar fjalën e lirë. Nuk ka surprizë. Kjo është betejë për lirinë e fjalës. Shpreh solidaritetit më të thellë me gazetarët dhe punonjësit e mediave.