“Kthehuni, nëna ju pret”/ Emigracioni plagë e shoqërisë shqiptare, pankarta që preku në protestë: Mu largua familja, sot po më ikin edhe nipërit

“Kthehuni, nëna ju pret”/ Emigracioni plagë e shoqërisë shqiptare, pankarta që preku në protestë: Mu largua familja, sot po më ikin edhe nipërit

Mes mijëra pankartave dhe mesazheve të shfaqura gjatë protestës në Tiranë, njëra prej tyre ka prekur veçanërisht, duke sjellë në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare: emigracionin.

Pankarta mbahej nga një grua e moshuar, e cila kërkonte rikthimin e të afërmve të saj në atdhe. Mesazhi i saj ishte i thjeshtë, por tepër prekës:

“Emigracioni ma mori familjen, po më merr edhe nipërit. Kthehuni, nëna ju pret”, thuhet në pankartën që u soll në vëmendje nga një nga folësit në protestë.