Politikë

“Kryeministri s’është influencer!”, Topalli i kërkon llogari Peleshit: Pse nuk vjen Rama në Kuvend?

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga Kuvendi bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën.

Ajo tha se ai është i vetmi që mundon në seanca, edhe kur ka mocione me debat e interpelanca.

“Kryeministri nuk është një influencer. Të gjithë kryeministrat e mëparshëm kanë qenë në Kuvend. Pse nuk vjen kryeministri kur ka një mocion? Një interpelancë? Pse nuk vjen kur nuk ka një diskutim? Kërkojmë përgjigje zoti kryetar.”, tha ajo.