Lajmet e fundit

Kreu i IMT në Durrës, Ilir Ngresi jep dorëheqjen e parevokueshme, pas takimit me Emiriana Sakon

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ilir Ngresi pas një takimi me kryetaren e Bashkisë Emiriana Sako ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.

Dorëheqja vjen vetëm pak ditë pasi IMT nisi një aksion të gjerë që do të shtrihet në të gjithë Bashkinë Durrës për prishjen e objekteve të ndryshme me qëllim lirimin e kanaleve kulluese.

Ngresi u emërua në këtë detyrë pak muaj më parë.

Emërimi i tij u prit me reagime të forta nga banorët që preken nga projekti i Durrësit pasi firma e tij ishte në shkresën zyrtare që iu dërgua secilës familje durrsake për të liruar në mënyrë vullnetare banesën brenda datës 16 shkurt.