Kryesore

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pakistani, Arabia Saudite dhe Egjipti ulen sot në bisedime për uljen e tensioneve në rajon

Zyrtarë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti do t’i bashkohen homologëve të tyre pakistanezë në Islamabad në një raund bisedimesh 2-ditore.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar.

Dyshja diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, ndërsa bisedimet më të gjera mbi luftën po zhvillohen gjithashtu sot.