Be?ikta?i ka refuzuar ofertën prej 5 milionë eurosh të Trabzonsporit për Ernest Muçin. Drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë bindur nga shifra e ofruar dhe vazhdojnë të kërkojnë rreth 8.5 deri në 12 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Trabzonspori po insiston për transferimin përfundimtar të 24-vjeçarit, pas paraqitjeve pozitive të tij gjatë sezonit si i huazuar.
Megjithatë, Be?ikta?i nuk ka ndërmend të ulë pretendimet financiare, duke llogaritur edhe faktin se për lojtarin kuqezi ka interesim edhe nga skuadra të tjera. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.