Kryesore

Komisioni i Ligjeve/ Raporti i ILD, Artur Metani: Rreth 1500 ankesa të reja gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar

Është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka shpalosur raportin e ankesave të bërë nga anëtarët e strukturave të drejtësisë.

Metani ka listuar ankesat, të cilat 83 prej tyre janë lëshuar nga subjektet e posaçme të Apelit dhe 206 ankesa prej anëtarët e Gjykatës së Lartë, prej të cilave janë trajtuar 181 prej tyre. Në proces janë 75 ankesa .

Ndërkaq, 24 ankesa kanë ardhur nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat janë trajtuar 22 dhe janë në proces 2 ankesa.

Nga ana tjetër, 7 ankesa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , prej të cilave 4 janë shqyrtuar dhe 3 janë ende në proces.

Nga Prokuroria e Përgjithshme kanë ardhur 13 ankesa, ku është 12 ankesa janë shqyrtuar dhe në proces është vetëm 1.

Me këto të dhëna, kreu i ILD ka përfunduar pasqyrimin e ankesave të shqyrtuara në Komisionin e Ligjeve.