Sedat Pajaziti nuk është më trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun, duke i uruar më të mirat Pajazitit.
Kukësi nuk e ka nisur mirë sezonin në Kategorinë e Parë, teksa ka grumbulluar 4 pikë në 5 ndeshje.
Postimi:
Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.
Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë. Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani.