Lajmet e fundit

Kili, pesë turistë humbën jetën nga stuhia e borës në Patagoni

Pesë turistë humbën jetën kur një stuhi dëbore goditi Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit në rajonin e Patagonisë , thanë autoritetet lokale të martën.

Zëdhënësi i presidencës në rajonin Magallanes, José Antonio Ruiz, tha se pesë persona u vranë: dy meksikanë, dy gjermanë dhe një grua britanike. Katër persona të tjerë që ishin raportuar të zhdukur janë gjetur gjallë.

Gjurmët e turistëve u humbën në një vend të largët kur një stuhi dëbore goditi zonën me erëra që kalonin 190 km/orë – të krahasueshme me një uragan të fuqishëm.

Parku Kombëtar Torres del Paine ndodhet në majën jugore të Kilit, rreth 2,800 km nga kryeqyteti Santiago, dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit.