Politikë

Këshilli i Mandateve mblidhet të premten, Bozdo: Çdo votë pro imunitetit të Ballukut, është votë kundër drejtësisë

Deputeti i PD, Enno Bozdo, ka reaguar pas kërkesës që SPAK i ka drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Bozdo shkruan se “çdo përpjekje e Ramës për të votuar për mbrojtjen e Ballukut, do marrë përgjigjen më të merituar”

“Heqja e imunitetit është fakt! Radhën e ka Rama! Fundi po vjen me shpejtësi! Mjafton që SPAK të tregojë sa herë i del emri Ramës në dosjet që ka”, shkruan Bozdo në një mesazh në rrjetin social facebook.