Politikë

“Kemi dalë për vëllezërit dhe motrat që na larguat nga Shqipëria”/Aktivistja Arvina Lleshi: Ka mijëra arsye për të protestuar

“Kemi dalë për vëllezërit dhe motrat që na larguat nga Shqipëria”/Aktivistja Arvina Lleshi: Ka mijëra arsye për të protestuar

Aktivistja Arvina Lleshi deklaroi se protesta është një reagim ndaj përqendrimit të pushtetit dhe problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët.

“Protestojmë kundër shkrirjes së bashkive, sepse e keni përqendruar pushtetin vendor në pak duar. Protestojmë sepse PD dhe PS e kanë përqendruar pushtetin në duart e tyre.

Protestojmë për zjarrfikësit që nuk kanë mjetet e nevojshme për të kryer detyrën. Për ata që humbën jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit. Kundër pushtetit të krimit.

Protestojmë për mjekët dhe infermierët që po largohen nga vendi, për vëllezërit dhe motrat që u detyruan të emigrojnë.

Sepse ka mijëra arsye për të protestuar”, u shpreh Lleshi.