Claudio Marchisio konsiderohet një nga legjendat e Juventusit. “Princi i vogël” përtej faktit që është tifoz i Zonjës së Vjetër, ai ka luajtur me fanellën bardhezi që fëmijë dhe për më tepër ka fituar 7 tituj kampion si profesionist. Në një intervistë të dhënë së fundi në Itali, Marchisio ka folur fillimisht për ekipin.
“Nuk është në Adn e Juventusit të pranojnë gola sic kemi parë së fundi. Por gjithësesi, ekipi shënon dhe kjo tregon se ka shumë cilësi në sulm. Drejtuesit kanë investuar me David, Opendën dhe Zhegrovën, prandaj duhet të shohim më t mirën.
Më tej ish-futbollisti bardhezi foli për trajnerin Igor Tudor.
Unë dhe Tudor jemi stërvitur bashkë në 2006. Ai kishte shumë talent për të shënuar, ishte karizmatik dhe kishte siguri. Ai po i demonstron këto cilësi edhe si trajner, pasi e njeh ADN-në e Juves. Vendimi për ta mbajtur ishte i duhuri. “ – u shpreh Marchisio, I cili nuk la të përmendte edhe Kenan Ildiz, yllin e ri të Juventusit.
“Ai mishëron në mënyrë të përsosur vlerat e Juventusit. Këto ditë, nuk është e lehtë të gjesh një lojtar kaq të fortë dhe të kërkuar në Evropë që ëndërron të qëndrojë në klubin e tij për t’u bërë legjendë. Yildiz është i tillë dhe ai meriton një angazhim shuhmë të madh financiar nga klubi për të rinovuar.”
Ndërkohë që në fund ai u pyet se cili nga lojtarët e ri mes David, Zhegrovës dhe Opendës e intrigon më tepër.
“Ndërsa komentoja Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, kam ndjekur edhe Zhegrovën te Lille: Jam i bindur se ai do ta rrisë ndjeshëm nivelin e Juventusit.”