Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Mbahet sot një tjetër protestë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në sheshin kryesor të kryeqytetit janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes protestuesve janë parë edhe Endri Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Protesta zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara.

Gjatë protestës, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK!”, ndërsa tubimi vijon në sheshin e Prishtinës.