Politikë

“Rama, jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në Bulevard pas marshimit në kryeqytet, mbyllet protesta e 62-të. Të shtunën Diaspora zbarkon në Tiranë

“Rama, jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në Bulevard pas marshimit në kryeqytet, mbyllet protesta e 62-të. Të shtunën Diaspora zbarkon në Tiranë

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë ku njoftuan dhe mbylljen e tubimit per sot.

Gjatë rikthimit në bulevard, qytetarët kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shprehur kritika edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe thirrje të tjera kundër klasës politike.

Protesta e sotme shënon ditën e 62-të të mobilizimit qytetar, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë marshimet dhe tubimet në ditët në vijim.