Kryesore

Izraeli ofensivë tokësore për pushtimin e Gazës, familjet e pengjeve protestë: Mund të jetë nata e fundit për ta!

Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit ka lëshuar një “apel të dëshpëruar” për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se po i sakrifikon ata.

Kështu raporton gazeta Times of Israel.

“Nata e 710-të në Gaza”, deklaron grupi, “mund të jetë nata e fundit në jetën e pengjeve që mezi mbijetojnë dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz”.

Forumi pohon, vazhdon gazeta izraelite, se një numër i konsiderueshëm i 22 pengjeve që Izraeli i konsideron të gjallë po mbahen në qytetin e Gazës.