residenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ishte paralajmëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përpara sulmit të fundit izraelit në Dohë, Katar, duke mohuar raportimet e mëparshme nga Axios që sugjeronin një komunikim paraprak mes dy liderëve.
Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha:
“Ai nuk më informoi. E mësova për sulmin si të gjithë të tjerët.”
Deklarata e presidentit vjen pas spekulimeve të shumta se Netanyahu kishte sinjalizuar paraprakisht për një ofensivë në Katar, i cili ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës në negociatat për pengjet dhe ndihmat humanitare për Gazën.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte garanci se Izraeli nuk do të sulmonte përsëri Dohën, Trump u përgjigj qartë:
“Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin.”