Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelnuovo Del Garda, jashtë Veronës, Itali , ku një burrë 41-vjeçar vrau ish-të dashurën e tij duke e goditur disa herë me thikë.
Autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso . Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima , gjithashtu me origjinë braziliane.
Pedroso telefonoi karabinierët vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas fatkeqe u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij.
Në të kaluarën, 33-vjeçarja kishte telefonuar vazhdimisht karabinierët për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr ankesën përkatëse.