Kryesore

Islamabadi në “shtetrrethim”, mbahen sot bisedimet mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

Pritet të nisin sot në Pakistan negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuaram, që muhd të ccojnë në arritjen e një paqeje, pas vendosjes së armëpushimit 2 javor.

Autoritetet kanë vendosur pjesë të kryeqytetit Islamabad nën masa të rrepta sigurie, duke forcuar kontrollin në Zonën e Kuqe, distriktin diplomatik dhe qeveritar të mbrojtur rëndë të Islamabadit.

Zyrtarë iranianë dhe delegacioni amerikan, i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance pritet të nisin sot bisedimet.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Marshalli Asim Munir, pritet të përfshihen në diskutime, ndonëse lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edhe agjenda mbetet e hapur, por pritet që në qendër të bisedimeve të jenë depërshkallëzimi i situatës në rajon, siguria detare veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, si dhe tensionet më të gjera mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Analistët vërejnë se pritja e këtyre bisedimeve nga Islamabadi nënvizon rëndësinë strategjike të Pakistanit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po intensifikohen.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin në fund të muajit shkurt, duke shkaktuar një luftë që ka lënë mijëra viktima dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për energjinë botërore, duke shkaktuar mungesa të mëdha të naftës dhe gazit dhe rritje dramatike të çmimeve në mbarë botën.

Ndërhyrja e Pakistanit çoi palët drejt një armëpushimi dyjavor, të arritur të martën në mbrëmje, por vetëm pasi ish presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të zhduket” nëse Irani nuk bashkëpunon.