Sport Bota

“Isha gati të shkoja te Interi, çmenduri”, rrëfimi i Leaos: Telefonata me Maldinin…

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, nuk hezitoi të fliste për karrierën e tij, duke zbuluar se mund të kishte përfunduar te Interi.

“Isha gati të shkoja te Interi, çmenduri. Drejtori sportiv më tha: Rafa, do të të shesim te Interi. I thashë: jo, kam bërë shumë mirë këtë sezon, dua të qëndroj edhe një sezon tjetër për t’u përmirësuar më tej dhe për të rritur vetëbesimin tim për sfidën tjetër. Por ai tha jo, jo, duhet të të shes, është një mundësi e shkëlqyer për ty, për ne, është shumë para.

Por unë i thashë jo Interit. Kaluan një javë, dy, tre javë dhe drejtori sportiv u kthye tek unë dhe më tha: Milani është i interesuar për ty. I thashë: po, Milani është, nëse vijnë me një ofertë, do ta pranoj. Pas dy ditësh ai u kthye dhe tha: ata sollën ofertën, dikush dëshiron të flasë me ty.

Ai më vuri në telefon me Paolo Maldinin, jo një telefonatë normale, por një video-thirrje. Maldini tha: duhet të vish, ne jemi gati të të marrim. Pranoj, u përgjigja, nuk mund të thoja jo.”