Wayne Rooney, ish-lojtari i Manchester United analizoi situatën e “Djajve të kuq”, pas humbjes 3-0 ndaj Cityt.
“Dua të jem sa më mbështetës dhe pozitiv me trajnerin dhe lojtarët, por është shumë e vështirë të thuash se po shohim progres. Nuk shohim asgjë që mund të sjellë rezultate në të ardhmen e afërt. Është e vështirë.
“E dini që loja ka mbaruar kur tifozët largohen. Mund të dëgjoheshin duke kënduar emrin e Amorimit, por njëkohësisht ishte shumë e fuqishme të shihje ata të largoheshin nga ndeshja. Ishin të zhgënjyer nga ajo që po shihnin,” – tha ai.