Sport Bota

Inter nuk fal në Serie A, Sassuolo bie në Milano

Inter nuk fal teksa mundi 2-1 Sassuolon. Zikaltërit shënuan pas çerek ore lojë me Dimarcon, ndërsa për golin e sigurisë nga Carlos Augusto duhej të vinte minuta e 81-të.

Mysafirët u futën në lojë me golin e Cheddiras por vetëm kaq. Ekipi i Chivu gjeti edhe golin e 3-të me Frattesin, por u anulua.

Në ndeshjen tjetër, Inter do të luajë ndaj Cagliarit në Sardegna, sakaq Sassuolo pret Udinen.