Politikë

“Integrimin e keni vetëm propagandë sa herë kryeni vjedhje”/ Hapja e grupkapitullit me BE, Bardhi në Kuvend: Është normale, mbyllja është sfidë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me kërkesën për procedurë të përshpejtuar për komisionet parlamentare, u shpreh se Kuvendi ka të tjera prioritete, duke renditur sipas tij shkeljet e mazhorancës.

“Shqetësimi më I madh I këtij Kuvendi është fakti që ky krah i sallës janë kthyer në noterë të qeverisë, që në këtë Kuvend me vota të mazhorancës votohen ligje klienteliste që grabisin paratë publike, të sponsorizuar nga oligarkët. Keni ngritur kartona për të miratuar ligje të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos”, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me çeljen e grupkapitullit të radhës në negociata me BE-në, Bardhi u shpreh se kjo është një procedurë normale dhe lajm do të oshte në rast mbylljens të grupkapitujve, që sipas tij nuk ka shanse të ndodhë sa kohë drejton një qeveri si mazhoranca e tanishme.

“Një komision e keni ndarë në tre pjesë. E keni shpallur integrimin prioritet, por thoni nuk e kemi shkrirë komisionin por e kemi bashkuar me komisionin e jashtëm. Dje në mbledhje na thatë kemi vepruar si Bundestagu që nuk është e vërtetë sepse Gjermania ka 2 komisione.
Ju integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë bëni një vjedhje dhe koncesion dilni e thoni hapëm kapitujt. Hapja e kapitujve është normale, mbyllja është sfidë. Sa të jeni në qeveri nuk keni mundësinë të mbyllni asnjë kapitull thelbësor sepse jeni qeverisje e krimit”, tha ai.