Shqipëri

Incident në qendër të Prishtinës/ Festoi golin e Rey Manajt kundër Serbisë dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori

Incident në qendër të Prishtinës.

Teksa po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër.

Ngjarja në fjalë ka sjellë tronditje të të pranishmit, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka shoqëruar personin në fjalë.

Gjithçka ndodhi pas entuziazmit për golin e Rey Manajt.

Shqipëria fitoi ndeshjen përballë Serbisë duke dalë nga Leskovac me 3 pikë mjaft të rëndësishme.