Politikë

“I pyet për vezë, përgjigjen për bomba”, Braçe denoncon Tatimet: Kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen. Nëse s’u pëlqen pyetja… (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra referuar mungesës së transparencës dhe dhënies së informacionit nga ana e Tatimeve. Ai u shpreh se ka kaluar më shumë se 2 muaj nga një kërkesë për informacion, ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje.

“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ose i pyet për vezë e të përgjigjen për bomba. Kam me Tatimet korrespondencën e fundit që në 21 nëntor kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen se nuk i pëlqen pyetja, punë e madhe që si pëlqen, të kthejnë përgjigje”, tha ai.