Sport Bota

I huazuar te Trabzonspor, Presidenti i Besiktas: Muçi lojtar i skuadrës time, iu them se nëse…

Ernest Muçi po gjen formën e duhur te Trabzonspor. Gjithsesi, Trabzonspor ende nuk e ka vendour nëse do blejë kartonin e sulmuesit nga Besiktas apo jo.

Serdal Adali, presidenti i Besiktas foli së fundmi për këtë temë.

“Trabzonspori ka gjithashtu një opsion blerjeje për Muçin. Nëse duan ta përdorin, mund ta bëjnë. Ata ende nuk na kanë kontaktuar. Nëse nuk e përdorin opsionin, atëherë Muçi është lojtari jonë. Ai do të luajë për Besiktas”- tha ai.