Kronikë

Hynë në banesë, vodhën një shumë parash dhe rrahën çiftin e të moshuarve, ende të pa identifikuar autorët e grabitjes në Finiq

Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnate në Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë marrë një shumë parash.

Sipas njoftimit paraprak nga policia, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të zotit të shtëpisë Spiro Kalivioti , 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij Dhespo Kalivioti , 79 vjeçe, gjatë kryerjes së grabitjes. Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.