Kryesore

Hyn në ditën e 27-të protesta e minatorëve të Spaçit. Kompania “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.

Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna. Kompania refuzon të dialogojë me punonjësit, ndërsa i akuzon ata se duke ndërprerë punën i kanë shkaktuar dëm ekonomik. Kompania ka njoftuar shkarkimin e punonjësve me shkresa individuale.

Edhe më herët kompania ka shkarkuar 16 minatorë, pas nisjes së protestës.

Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.