Kronikë

Hetimi për mashtrimet me kriptomonedha, Dumani: Amant Josifi do të procedohet penalisht nga Spanja, jo nga Shqipëria

Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi sot para Kuvendit pëër punën e SPAK për vitin 2024. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve, teksa foli edhe mbi hetimet për kriptomonedhat.

Dumani zbuloi edhe hetimet për Amant Josifin, kur shtoi se për të hetimet bëhen nga autoritetet spanjolle dhe jo SPAK.

Altin Dumani: Të dhënat e Sky krijojnë bazën për të ngritur akuzë, kemi ushtruar ndjekje penal, një anëtar i Kuvendit është marrë i pandehur dhe sot jemi para fazës së gjykimit në themel. Nuk kemi për të ndarë gjë me parlamentin. Kur të kemi për të ndarë do jeni në dijeni.

Edhe në raportin që sapo lexova duket qartë rritja e ndjeshme e pastrimit të parave. Kemi nisur hetim për pastrin parash edhe në ndërtim, edhe në turizëm. Të paktën 4 hotele janë konfiskuar. Në ndërtim kemi konfiskuar disa. Kanë investuar njësi të krimit të organizuar. I kemi pjesë të portofolit, njësi tregtare, vila. Kriptomonedhat kemi pasur hetim në 2024, kemi konstatuar se eksponentë të kësaj organizate, përdornin pëër të pastruar para, është një shumë mbi 11 mln euro që është sekuestruar. Një sasi dhe më e madhe është në proces sekuestrimi. Është një proces shumë i vështirë. Jemi përpjekur të kemi hetues të specializuar, jemi ndihmuar nga partnerët. Kemi arritur të sekuestrojmë këto portofole.

Edhe vitin e kaluar jam pyetur për këtë rast. Hetimi për këtë procedim ka qenë nga skuadër e përbashkët e krijuar nga spanjollët. Si prokurori, bëhet një marrëveshje, cilët do procedojë SPAK. Për Amant Josifin ka proceduar Spanja. Kemi proceduar për subjekte të tjera.