Kryesore

“Gjyqtari ka dhënë një vendim të padrejtë, tani ne duhet t’a vrasim?! Manjani: Nuk e zgjidh problemin, vendimi që dha…

I ftuar në studion e emisionit “Oponencë”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka analizuar fenomenin e mllefit të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor, teksa ka argumentuar se vrasja e gjykatësit nuk është zgjidhje për problemin.

Ndërkaq, Manjani është shprehur se vrasja e Astrit Kalajës, nuk e ka zgjidhur çështjen gjyqësore të pronësisë të Gjon Shkëmbit. Ai ka theksuar se përpos dënimit me burg që autori ka marrë, as vendimi i Gjykatës së Apelit nuk u shfuqizua.

Ylli Manjani: Gjyqtari ka dhënë një vendim të padrejtë, tani neve duhet t’a vrasim ?

Në një sistem ku nuk je dakord me vendimin e gjyqtarit, nuk vritet gjyqtari por shkohet te një gjyqtar tjetër, te një gjykatë tjetër që është më e lartë.

Ky është sistemi legal, për të shprehur mllefin e një vendimi gjyqësorë do duhet të shkosh në një gjykatë më të lartë.

Duke vrarë gjyqtarin nuk e zgjidh problemin, problemi mbetet aty.

Do hysh ti në burg dhe do “kalbesh” më burg.

Ky që e vrau gjyqtarin, e shfuqizoi vendimin? Jo. Atëhere çfarë fitoi?