Kronikë

Gjirokastër, përplasen 2 automjete në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, 40-vjeçari drejtonte automjetin i dehur, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40 vjeçar, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksident në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”.

Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. Ë., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.