Politikë

Fruta dhe perime me pesticide, Xhixho: Kjo qeveri po helmon qytetarët, duhet të garantojë shëndetin e tyre

Zëvendëspresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ngriti shqetësimin sa i tako produkteve shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane.

Në një reagim në Facebook, Xhixho, duke marrë shkas nga perimet me pesticide shqiptare që u kapën jashtë kufijve, janë disa nga rastet, pasi shumë të tjera nuk bëhen publike.

REAGIMI
Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në Shqipëri.
Speca me pesticide, mandarina të kontaminuara, luleshtrydhe me kimikate të ndaluara, peshk me parazitë, mish i infektuar me salmonelë, akullore me substanca kancerogjene, pjeshkë me përmbajtje të lartë nikeli… këto janë vetëm disa raste të bëra publike.
Shumë të tjera nuk raportohen kurrë.
Ndërsa jashtë vendit bllokohen, tek ne shërbehen në tryezën e qytetarëve shqiptarë.
Kjo qeveri po helmon qytetaret kur duhet ta garantoj shëndetin e tyre.
Siguria ushqimore është siguri kombëtare. Shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund të sakrifikohet për papërgjegjshmërinë e qeverisë.