Kronikë

+VIDEO/ Kishte mbetur e bllokuar nga flakët në banesë, evakuohet një grua nga kompleksi në Tiranë, i përfshirë në flakë

Një tjetër person është arritur të shpëtohet nga pallati që u përfshi nga flakët pranë QSUT.

Një prej forcave zjarrfikëse ka arritur të nxjerrë një tjetër grua e cila kishte mbetur e bllokuar në banesë, në katin e 6-të të pallatit të përfshirë në flakë, duke bërë të mundur nxjerrjen e saj në gjendje të mirë.

Gruaja, e shoqëruar nga 3 punonjës të zjarrfikëseve, është ndihmuar të zbresë përmes shkallëve dhe ndodhet në gjendje të mirë.