Politikë

LAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

LAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, pas aktgjykimit fajësues ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa disa prej protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.

Edhe pas përfundimit të pjesës më të tensionuar të protestës, në qendër të Prishtinës vijojnë të qëndrojnë grupe qytetarësh.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po zhvillojnë biseda me qytetarët e mbledhur.

Protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.