Politikë

+VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë, Berisha i fokusuar në telefon. Sheh edhe orën e dorës

Ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës, situata para Kryeministrisë duket e qetë dhe pa tensione deri më tani.

Kryedemokrati Sali Berisha, i cili nuk do të mbajë një fjalim para turmës sot, është vendosur në mes të saj.

Berisha është kapur nga kamerat duke qëndruar i fokusuar, herë në telefonin e tij dhe herë tek ora e dorës.

Protesta, e cila duhet të niste në orën 19:00, sipas orarit të paralajmëruar zyrtarisht, nisi me vonesë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk kanë qenë më të favorshmet për demokratët.