Edhe flamuri i Gjermanisë shfaqet në protestën masive para Kryeministrisë

Edhe flamuri i Gjermanisë shfaqet në protestën masive para Kryeministrisë

Në mesin e lumit të njerëzve që mbushën dje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë është fotografuar duke u valëvitur edhe flamuri gjerman.

Ky simbol, i ngritur lart nga protestuesit krahas flamurit kuqezi, por edhe atij amerikan, vjen si një mesazh i qartë i qytetarëve dhe i diasporës së rikthyer për të kërkuar standarde europiane dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

    Pamja po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar frymën dhe aspiratat e kësaj proteste masive në kryeqytet.

    Etiketa:
    • protesta