Kronikë

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ky është efektivi i arrestuar sot në Vlorë

Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci i arrestuar sot në operacionin në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala bë n me dije se AMP ka arrestuar Kuçin në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës.

Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.