Politikë

Rama dhe Kurti “shkrijnë” akujt mes tyre. Të dy kryeministrat duke diskutuar në ceremoninë në nder të Fatos Nanos

Të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti duket se kanë shkrirë akujt mes tyre. Gjatë ceremonisë mortore ku është përcjellë arkëmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano, Rama e Kurti shihen duke biseduar ndërsa ecin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kujtojmë që Rama dhe Kurti patën një përplasje në lidhje me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor të ish liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.