Politikë

+VIDEO/ Molotovët “ndezin” Kryeministrinë, Policia në aksion për shuarjen e flakëve, çfarë u pa nga protesta e opozitës

Fundi i protestës së Partisë Demokratike, shënoi dhe nisjen e hedhjes së molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit “ndezën” hyrjen e godinës, ndërsa forcat policore që ishin bërë gardh për mbrojtjen e selisë së qeverisë, morën masa për shuarjen në kohë të zjarrit.

Gjatë hedhjes së molotovëve, pati dhe incidente siç ishte rasti i një prej protestuesve që u përfshi nga flakët.