Kosova

Kandidati i PDK projektohet fitues në Mitrovicën e Jugut, simpatizantët nisin festimet në rrugët e qytetit

Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur festimet në rrugët e Mitrovicës së Jugut, pas rezultateve të para që parashikojnë fitoren e kandidatit të kësaj partie, Arian Tahiri, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Mbështetësit e PDK-së janë parë të grumbulluar në sheshe dhe rrugë kryesore të qytetit, duke valëvitur flamuj kombëtarë e partiakë dhe duke festuar.

Sipas exit poll-eve dhe projeksioneve të para, Tahiri pritet të sigurojë shumicën e votave pa pasur nevojë për balotazh, duke e kthyer Mitrovicën e Jugut në një tjetër bastion të PDK-së.

Atmosfera festive po zhvillohet nën praninë e forcave të rendit, të cilat po monitorojnë situatën për të garantuar mbarëvajtjen e tubimeve.