Politikë

Foltorja e Salianjit në Durrës, nuk kursehet Berisha: Mashtrim. Agjendë personale private!

Sali Berisha e ka cilësuar agjendë personale foltoren e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në një komunikim me mediat, Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Salianjit, ndërsa tha se struktura e PD në Durrës nuk iu përgjigj.

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdojë sa të ketë qejf. (Qesh kur pyetet nëse rrezikon)
Eshtë anëtar i Kryesisë, i cili më parë nuk ka ngritur probleme në Kryesi. Ai do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. Deri sa ishte salla, atë e di unë.

I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private”, tha ai.