Politikë

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit i vitit 2021, Indrit Hoxha thirret në SPAK (VIDEO)

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Hoxha është thirrur nga prokurorët për t’u pyetur lidhur me financimin e Kuvendit të Rithemelimit. Një ditë më parë, për të njëjtën arsye u paraqit edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi.