Kronikë

+VIDEO/ Shpërthimi në Shkodër, identifikohet i plagosuri, punonjës i Tatimeve. Pamje nga vendngjarja

Një motor në Shkodër ka shpërthyer pasi i është vendosur lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Arra e Madhe”, ndërsa një person është lënduar.

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve.

Sipas burimeve i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur zonën përreth, duke alarmuar banorët e lagjes “Arra e Madhe”.