“Edi Rama jepe dorëheqjen”!/ Vajza 7-vjeçare kthehet në simbolin e protestës, mesazhi i prerë i vogëlushes para Kryeministrisë

“Edi Rama jepe dorëheqjen”!/ Vajza 7-vjeçare kthehet në simbolin e protestës, mesazhi i prerë i vogëlushes para Kryeministrisë

Një nga momentet më të veçanta dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në protestën masive në Tiranë ka qenë prania e një vajze të vogël.

Olivia, vetëm 7 vjeçe, i është bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë me një mesazh të prerë dhe të drejtpërdrejtë drejtuar kreut të qeverisë: “Jepe dorëheqjen!”

E shoqëruar nga familjarët e saj, vogëlushja është kthyer në një nga simbolet e kësaj proteste, duke treguar se revolta dhe kërkesa për ndryshim po prek çdo brez.