Kronikë

E rëndë në Tepelenë/ Vritet me armë zjarri një shtetas italian. Detajet e ngjarjes

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës.

Shtetasi italian po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë dhe ka qëlluar drejt tyre.

Automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona.

Policia ka shpallur në kërkim personin G. B si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.