Kronikë

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten, policia i vihet pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish-bashkëshorten.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Pas krimit, ai ka marrë me forcë ish-gruan dhe është larguar me automjet.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po zhvillon një operacion për lokalizimin e tij dhe lirimin e gruas që dyshohet se mbahet peng.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por priten të sqarohen në vijim.