Sport Bota

E mbylli ndeshjen i pakënaqur me trajnerin, ja kush u zgjodh lojtari i ndeshjes Shqipëri-Angli

Mesfushori Xhud Bellingam u zgjodh lojtari i ndeshjes Shqipëri-Angli. Kjo zgjedhje u bë nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të “Tre Luanëve” dhe jo nga FIFA.

Pavarësisht se ishte kapiteni Herri Kejn ai i cili shënoi dygolësh dhe i dha fitoren kombëtares së drejtuar nga Tomas Tuhel, fansat kanë preferuar Bellingamin.

Ky i fundit luajti vetëm 84? minuta dhe u revoltua në momentin që trajneri e zëvendësoi me Morgan Roxhers.