Politikë

Dy seanca në Kuvend brenda një dite, Niko Peleshi jep urdhrat e parë si Kryetar i Parlamentit

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë urdhrat e tij të parë pas marrjes së detyrës më 12 shtator. Ai ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit dy herë gjatë ditës së nesërme, më 16 shtator.

Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë do të zhvillohet në orën 10:00, ku do të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, përbërja e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e Byrosë së Kuvendit.

Seanca e dytë është planifikuar për orën 17:00, ku pritet të shqyrtohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Këto mbledhje janë të rëndësishme për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit pas zgjedhjes së kryetarit të ri.

URDHËR

Nr. 1, datë 15.9.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
Njoftime.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

URDHËR

Nr. 2, datë 15.9.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.