Sport Bota

Dy asiste me Leccen, Berisha: Vazhdojmë kështu, falenderoj portierin për penalltinë e pritur të Asllanit

Medon Berisha dhuroi dy asiste në fitoren 2-1 të Lecces ndaj Torinos. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares falenderoi edhe portierin Falcone, i cili i priti penalltinë Asllanit në fund.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. E merituam fitoren. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Falcone ishte vendimtar. Duhet ta falënderoj. Na shpëtoi javën. Coulibaly dhe Ramadani na ndihmuan në mesfushë”, u shpreh Berisha.