Kronikë

“Duhet të vdesë patjetër!”/ Pas breshërisë, një nga autorët zbriti nga makina dhe qëlloi me pistoletë Gilmando Danin, mbante maskë dhe kapele! Kamerat fiksuan atentatin (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në rreth rrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur miku i Danit, agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori ishte i maskuar dhe me kapele, por se gjithçka është kapur nga kamerat e sigurisë.

Pas breshërisë së plumbave drejt “Benz S Class” me ngjyrë të bardhë nga një tjetër automjet në lëvizje, autori në një moment ka zbritur nga “Toyota” dhe i është afruar makinës së shënjestrave duke qëlluar disa herë me pistoletë Gilmando Danin.

Ekzekutori është siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë dhe më pas është larguar.

Makina e autorëve, “Toyota” me targa greke ka humbur gjurmët në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa në fshatin Halilaj i është vënë zjarri.